“Faleminderit Mërgatë” është një ngjarje e rëndësishme kulturore dhe sociale, e cila do të mbahet më 30 korrik 2024 në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Kjo festë synon të shprehë mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës ndaj komunitetit shqiptar në diasporë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin dhe zhvillimin e vendit gjatë 25 viteve të fundit.
Festa do të ofrojë një ditë të mbushur me aktivitete kulturore, artistike dhe zbavitëse për të gjithë pjesëmarrësit e të gjitha moshave, duke e dhënë kështu një mesazh falenderimi për Mërgatën, njëkohësisht edhe një kujtim të mirë nga 25-vjetori i çlirimit të Kosovës.
Festa do të jetë e hapur, pa pagesë, duke filluar me aktivitete
që nga ora 10:00, e deri në ora 23:00.
Faleminderit Mërgatë – Festë madhështore